Bota

Arsyeja romantike përse burri udhëtoi 41,000 km për të dërguar 50 letra në adresë!

Dhimbja e humbjes ka peshë të rëndë, por ky burrë përsëri ka gjetur forcën për të sjellë dritë në jetën e njerëzve të panjohur. Babai i Jonny Beardmore, Eric, vdiq nga një sëmundje degjenerative e trurit dhe i biri i vuri mision vetes të mblidhte fonde për kërkimet në lidhje me sëmundjen e rëndë, duke u munduar të sjellë unitet në një botë të përçarë keqas, me anë të dërgimit të letrave një e nga një, shkruan rrjeti britanik Metro.

Sipas një zakoni të marinarëve të vjetër që daton prej vitit 1793:

Burri nga Zelanda e Re nisi të shpërndante personalisht 50 kartolina të lëna nga vizitorët në ishullin Galapagos në Ekuador, për marrësit në të gjithë botën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTÉ Radio 1 (@rteradio1)


Tradita 200-vjeçare mbeshtetet në besimin se vizitorët lënë një kartolinë në kutinë postare me shpresë se mund të merret nga një anije kalimtare, por pa pasur garanci se do të arrijë ndonjëherë në destinacion. Por Jonny ia vënë këtë detyrë vetes duke shkuar me letrat e huaja nga Islanda deri në Antarktikë, duke bërë deri tani 41 000 km në 14 vende, dhe kërkon të vizitotojë shumë të tjera deri në shpërndarjen e të gjitha letrave  deri në 1 mars 2025, sipas planit te tij.

Ai thotë për rrjetin Metro.co.uk se po e bën në nder të babait të tij dhe gjithashtu nga dëshira për të njohur njerëzit të cilëve u çon mesazhet.

Ata të cilëve u kam dërguar letrat hapen me mua dhe më kanë treguar histori të mrekullueshme kur mësojnë për këtë që unë po bëj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joanne Roberts (@reporterjoanne)


Një prej letrave të tij kishte si destinacion një burrë të quajtur Steve në Belize. Atë e shkruante e dashura e tij Denise, e cila i zotohej për dashuri me fjalët: ‘Çfarëdo që të ndodhë, do të të dua përgjithmonë Jonny kishte gjetur Steve në Belize, ku ai njihej për këmishat shumëngjyrëshe që mban veshur. Kur letra ardhi te ai burri ishte ndarë me Denise, por Jonny i takoi të dy dhe ata hëngrën një drekë së bashku. Ai tregonte më pas për rrjetin Wall Street Journal:

Nuk ishte një fund plotësisht i lumtur por letra i bëri të paktën të flisnin me njëri-tjetrin dhe kjo për mua është një fitore. Kam qenë në Amerikën e Jugut, në Amerikën Qendrore, madje dhe në Antarktikë për të shpërndarë letrat.

Ai thotë se ka gjashtë muaj të mbetur në udhëtimet e tij, por ka mbledhur $10,000 dhe dokumenton udhëtimet e tij në rrjetet sociale ku ndiqet nga shume dashamires.