Këmbët ndryshojnë gjatë ditës, duke u bërë më të gjata dhe më të gjera me kalimin e orëve. Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është më mirë të blini këpucë pasdite se sa në mëngjes. Fushata gjermane për një shpinë të shëndetshme, AGR. u bën thirrje konsumatorëve që të shmangin blerjen e këpucëve në mëngjes pasi mund të ndikojë negativisht në komoditetin e tyre dhe më e rëndësishmja, të çojë në dhimbje shpine.
Është gjithashtu një ide e mirë të keni të njëjtat çorape që do të vishni më shpesh me këpucët tuaja, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS). Nëse vendosni shtroja për shkak të këmbëve të sheshta apo komplikimeve të tjera, nuk është keq t’i merrni me vete në dyqan për një provë. Dhe ju duhet të zgjidhni vetëm këpucë me shtrojë të lëvizshme, në mënyrë që t’i zëvendësoni ato me shtrojat tuaja mjekësore.
Kur bëhet fjalë për madhësinë e këpucëve, mjekët thonë se duhet të përpiqeni të keni hapësirë të mjaftueshme në pjesën e sipërme të këpucës të paktën sa një gisht i madh. Gishtat e këmbëve kanë nevojë për hapësirë shtesë që të mund të rrëshqitni përpara kur ecni tatëpjetë. Është gjithashtu e rëndësishme që thembra në këpucë të qëndrojë fort. Nëse keni problem me ekuilibrin, duhet të shmangni këpucët me thembra shumë të buta.
Ju sjellim në vëmendje një kuriozitet. Stilisti legjendar Christian Dior kishte mendim pozitiv për gratë, por disa prej tyre i urrente. Dior ishte një nga stilistët më të famshëm të shekullit të kaluar. Pavarësisht dekadave, marka Dior konsiderohet ende sinonim i cilësisë së mirë. Ai shprehej se:
Dëshmia e vërtetë e elegancës së një zonje është në këmbët e saj.
Ai i konsideronte këpucët e grave si një atribut të domosdoshëm të feminitetit. Femrat e kuruara nuk mund të dalin nga shtëpia me këpucë që nuk janë femërore. Christian Dior nuk i duronte dot atletet në këmbët e grave.