Auto & Moto

Arrin rekord të ri mosha mesatare e makinave në SHBA!

Mosha mesatare e makinave të reja në rrugët amerikane është rritur përsëri. Sipas mediave të huaja ajo ka arritur një rekord në 12.6 vjet, dy muaj më shumë se në vitin 2023.

Rritja i atribuohet një sërë faktorësh, duke përfshirë ndikimin e vazhdueshëm të pandemisë, çmimeve të larta të makinave të reja dhe ngurrimit të konsumatorëve për të kaluar në makina elektrike. Ky thuhet të jetë viti i shtatë radhazi që rritet mosha e një makine mesatare. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i automjeteve në rrugët amerikane u rrit në 286 milionë, një rritje prej rreth 2 milionë.

Ndërkaq, administrata Biden planifikon të rrisë tarifat për importet e automjeteve elektrike kineze nga 25 për qind në 100 për qind, ndërsa intensifikon përpjekjet përpara zgjedhjeve në SHBA për të mbrojtur industrinë amerikane. Administrata pritet të njoftojë lëvizjen dhe tarifat e tjera për importet e energjisë së pastër.

Rritja e taksave vjen mes shqetësimeve në rritje se Kina mund të vërshojë tregun amerikan me automjete elektrike të lira, duke kërcënuar industrinë amerikane të makinave. Presidenti Joe Biden ka ndërmarrë disa veprime në muajt e fundit për të bindur anëtarët e sindikatave në shtetet e luhatshme se ai do të mbrojë vendet e punës së amerikanëve.

Gjatë një vizite muajin e kaluar në Pensilvani, Biden tha se donte që agjencia të trefishonte tarifat për çelikun dhe aluminin kinez. USTR gjithashtu hapi kohët e fundit një hetim për praktikat e padrejta në industrinë kineze të ndërtimit të anijeve pas një peticioni nga sindikata e United Steelworkers.