Bota Sport

Arrigo Sacchi i kthehet penalltisë së Baggios në finalen e ’94-ës: I jam mirënjohës!

Pas artikullit të “La Gazzetta dello Sport”, në të cilin kujtonte Kupën e Botës 1994 dhe humbjen e Italisë me penallti kundër Brazilit, Arrigo Sacchi i rikthehet temës në faqet e gazetës sportive për të mbyllur polemikat për atë finale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shprehet se nuk ka asgjë kundër lojtarëve të tij dhe se i është falënderues atyre për vendin e dytë në atë kampionat Botëror, ku u shpërblye puna e tij dhe e cilëson si një nga arritjet më të mëdha në karrierë.

“Kur them se dallimi mes Italisë sime të vitit 1994 dhe Italisë së Lippit të vitit 2006 që fitoi titullin është te penalltitë, disa i interpretojnë fjalët e mia si një akuzë ndaj Baggios dhe një mungesë mirënjohjeje ndaj tij. Unë do t’u jem gjithmonë mirënjohës lojtarëve të mi që më lejuan të arrij atje në atë vijë të finishit, atë vend të dytë, do të vazhdoj ta pretendoj me krenari, sepse ishte rezultat i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe shumë të lodhshëm, të kryer përpjetë dhe me një mijë kundërshtarë që vozitën kundër nesh.

Me atë frazë, kisha ndërmend ta nënvizoja një penallti, ose më mirë tre sepse humbëm tre kundër Brazilit (përveç Roberto Baggio, edhe Baresi dhe Massaro), nuk mund të kthejë peshoren në njërën anë ose në tjetrën, nuk mund të jetë vendimtare në gjykimin e përgjithshëm të një eksperience ekipore. Kjo është e gjitha”, thotë Sacchi.

Në Itali e kujtojnë ende si një nga ditët më të dhimbshme 17 korrikun e vitit 1994, ku në Pasadena nuk u shpallën dot kampionë Bote kundër Brazilit, ndërsa Baggio u quajt dhe si njeriu që “vdiq” në këmbë pas penalltisë së fundit që nuk e realizoi do