Reperi i njohur amerikan Travis Scott është arrestuar së fundmi në Miami nën akuzën se në gjendje të dehur u përfshi në një sherr të dhunshëm, në një varkë, ku kishte hyrë pa leje. Një raport nga Departamenti i Policisë së Miami Beach thuhet se oficerët iu përgjigjën me urgjencë një telefonate se disa persona ishin përfshirë në një konflikt në një jaht.
Oficerët thonë se ata folën me reperin dhe mund të ndjenin një erë të fortë alkooli në frymën e tij. Sipas raportit, ata i thanë të largohej, gjë që ai bëri, duke bërtitur dhe fyer pasagjerët e jahtit. Rikujtojmë se Scott dhe Alexander “A.E.” Edwards, janë përplasur fizikisht së fundmi në festën e manjatit të klubit të natës Richie Akiva pas Gala-së amfAR 2024. Përleshja ka ndodhur teksa ata ishin në skenë me Tyga-n, i cili qëndronte pas kabinës së DJ-ve.
Pasi Richie tha se të tre superyjet e muzikës ishin aty, Travis dyshohet se ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe e hodhi në dysheme. A.E.-i cili është miku i Tyga-s u përfshi duke e nxehur situatën, por Travis u largua nga skena para se të kthehej me producentin Southside. “Southside filloi të bëhej agresiv me njerëzit në skenë dhe e shtyu A.E.”-tha burimi. “Gjërat u përshkallëzuan kur Southside nuk po qetësohej, kështu që A.E. e goditi.
Ndërkaq, pavarësisht vendimeve të mëparshme të gjykatësve, problemet ligjore të Travis Scott nuk kanë përfunduar ende. Reperi tani pritet të përballet me një gjyq pas mocionit të tij nga një gjyqtar. Reperi, emri i vërtetë Jacques Bermon Webster II, shpresonte që procesi gjyqësor i hapur për fatkeqësinë e vitit 2021 në festivalin e muzikës Astroworld të hidhej poshtë.