Bota Botë e Çuditshme

Arrestohet studenti në Turqi, tentoi të kopjonte në provime përmes inteligjencës artificiale!

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar një student me akuzën e mashtrimit gjatë provimeve pranuese në universitet për përdorimin e një pajisjeje të improvizuar të lidhur me softuerin e inteligjencës artificiale për të marrë përgjigjet e sakta. I riu u pa duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë gjatë provimit.

Në pranga ka rënë edhe një person që e ndihmonte. Videoja e publikuar nga policia në provincën Isparta tregon subjektin duke përdorur një kamerë me butona në këmishën e tij, të lidhur me softuerin e inteligjencës artificiale nëpërmjet një ruteri të fshehur në pjesën e poshtme të këpucës.

Në pamje, një oficer policie skanon një pyetje për të demonstruar se si funksionon sistemi dhe softueri jep përgjigjen e saktë, të cilën kandidati e dëgjon përmes një kufje. Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maxim Adams, shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme më të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie nga njeriu.

Për më shumë se një shekull, automatizimi ka ndikuar tek vendet e punës në mbarë botën, duke mbyllur vende pune dhe krijuar vende të reja pune njëkohësisht. Ekspertët po përpiqen të parashikojnë se si zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndikojë tek vendet e punës. Sanjay Patnaik me Institutin Brookings thotë se inteligjenca artificiale po depërton në fusha që dikur vareshin vetëm nga njeriu.

Më shumë se një vit më parë, OpenAl prezantoi chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al), ChatGPT, për iPhone dhe që nga ajo kohë vazhdimisht nxjerr përditësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Përditësimi më i fundit ju lejon ta përdorni ChatGPT-në teksa përdorni aplikacione të tjera.

ChatGPT tani ju lejon të flisni me të duke vepruar kështu si asistent digjital në telefonin tuaj, ndërsa jeni duke përdorur të tjera aplikacione. Së pari, duhet të siguroheni që chatbot-i juaj të jetë i përditësuar në versionin më të fundit. Pastaj klikoni në Settings të ChatGPT-së dhe më poshtë do të gjeni opsionin Background Conversations të cilin duhet ta aktivizoni.