Bota

Arrestohet në Rusi balerina ruso-amerikane, dhuroi para për bamirësi ndaj Ukrainës!

Një grua amerikano-ruse, balerina Ksenia Karelina, ishte kthyer në vendlindjen e saj në Rusi vetëm për të parë gjyshërit e saj, por nuk e kishte idenë se do të arrestohej dhe akuzohej për tradhti për dhurimin e 51 dollarëve për një bamirësi ukrainase.

Kështu shpjegon i dashuri i saj Chris Van Heerden. Çifti, i cili jeton në Los Anxhelos, kishte fluturuar së bashku në Stamboll përpara se Karelina të shkonte në Rusi për të parë familjen e saj. “Që nga shkurti i vitit 2022, ajo ka mbledhur fonde në interes të një organizate ukrainase, të cilat më vonë u përdorën për të blerë pajisje, armë dhe municione për Forcat e Armatosura të Ukrainës”,-tha FSB. Ajo mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtore.