Aktualitet

Arrestohet në Rinas egjiptiani i rrezikshëm!

Arrestohet një shtetas Egjiptian me qëllim ekstradimi mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se 50-vjeçari me inicialet M.R ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

50-vjeçari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane.

Sipas informacioneve me datë 06.11.2019, në Giza të Egjiptit ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjiptian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes

ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajro do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit.