Celebrities Showbiz

Arrestohet këngëtari i njohur, drejtonte makinën në gjendje të dehur!

Këngëtari Justin Timberlake është arrestuar dhe akuzohet për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Long Island të Nju Jorkut, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për Associated Press.

Zyrtari tha se Timberlake pritej të gjykohej sot në Sag Harbor, në skajin lindor të Long Island. Zyrtari nuk mund të diskutonte publikisht detajet e hetimit në vazhdim dhe foli me AP në kushte anonimiteti.

Përfaqësuesit e Timberlake nuk i kthyen menjëherë kërkesat për koment nga Associated Press.

Timberlake u vu në qendër të vëmendjes më herët në lidhje me artisten Britney Spears!

Duket se nuk mjafton as një falje publike për të shëruar përçarjen mes Britney Spears dhe ish të dashurit të saj Justin Timberlake. Sido që të jetë, ai i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit për ta lënë grindjen e tyre të bëhet akoma dhe më e ashpër. Dyshja filluan të takoheshin dhe u lidhën në vitin 1999 pasi u shfaqën si dy nga këngëtarët më të njohur të Amerikës dhe qëndruan së bashku për tre vjet para ndarjes së tyre në vitin 2002.