Së fundmi autoritetet kanë arrestuar një person për vrasjen me armë zjarri ndaj reperit Takeoff. Shefi i Departamentit të Policisë së Hustonit, Troy Finner, njoftoi në një konferencë shtypi se Patrick Xavier Clark, 33 vjeç, u akuzua për vrasje pasi u arrestua në anën lindore të Teksasit ditën e enjte. Përveç kësaj, policia ka arrestuar edhe një burrë tjetër Cameron Joshua, 22 vjeç i cili u akuzua për armëmbajtje pa leje në lidhje me të shtënat.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, lirimi me kusht i Clark është 1 milion dollarë. Nëse ai lirohet me kusht, prokurorët po kërkojnë që ai të vendoset në arrest shtëpiak dhe të ndalohet të flasë me familjen e Takeoff, J Prince Jr si dhe familjen e tij. Takeoff emri i vërtetë i të cilit është Kirsnick Khari Ball u qëllua dhe u vra pas një mosmarrëveshjeje në një rrugicë ‘bowling’ në Hjuston më 1 nëntor.
Pas vdekjes së tij, disa yje të showbiz-it dolën në rrjetet sociale për të nderuar reperin e ndjerë, duke përfshirë Drake, i cili bashkëpunoi me “Migos” në disa këngë, si “Walk It Talk It” dhe remix “Versace”. Ndërkaq, as kushëriri Offset dhe as Quavo nuk kanë komentuar pas arrestimit të Clark.
Reperja e njohur Cardi B është ndjerë ‘e pashpresë’ duke u përpjekur ta bëj të lumtur Offset, disa javë pas kësaj tragjedie. Cardi tha se ajo dhe Offset janë përpjekur të jetojnë normalisht jetën e tyre por kanë luftuar për të përballuar të gjithë dhimbjen e madhe. Reperja tha për “The Neighborhood Talk” se:
Ne po e jetojmë jetën tonë normalisht, por thellë brenda zemrave tona ka qenë shumë e rëndë. Jam ndjerë kaq e pashpresë duke u përpjekur ta bëj të lumtur burrin tim, duke u përpjekur ta bëj atë të buzëqeshë.