Bota

Arrestohet Greta Thunberg, gjatë një proteste kundër luftës në Gaza!

Policia daneze ka arrestuar aktivisten e njohur Greta Thunberg në Kopenhagë në një protestë kundër luftës në Gaza, tha një zëdhënës i grupit studentor që organizon demonstratën. Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën në Universitetin e Kopenhagës pasi 20 persona bllokuan hyrjen e një ndërtese dhe tre hynë brenda, shtoi më tej një zëdhënës i policisë.

Policia nuk pranoi të konfirmonte identitetin e ndonjë prej të arrestuarve, por një zëdhënës i Studentëve Kundër Okupimit tha se Thunberg, ishte një nga të arrestuarit. Një foto e Thunberg-ut e publikuar nga gazeta e lajmeve Ekstra Bladet e tregonte atë me pranga, siç thoshte gazeta, dhe një shall bardh e zi të mbështjellë mbi supet e saj.

Ndërkohë, Thunberg ndau imazhe në Instagram të trazirave duke hyrë në një ndërtesë ku studentët kundër pushtimit po organizonin një protestë.

Protestuesit pro-palestinezë kanë ngritur kampe në universitete anembanë SHBA-së dhe Evropës që nga pranvera e kaluar për të protestuar kundër bombardimeve të Izraelit të Gazës dhe pushtimit të territoreve palestineze.