Bota

Arrestohet gardiania e burgut, u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur!

Një oficere burgu është arrestuar pasi në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon se ajo bën seks me një të burgosur në qeli. Incidenti dyshohet se ka ndodhur në burgun Wandsworth, në jug të Londrës. Linda De Sousa Abreu, 29 vjeçe, është e martuar dhe ishte shfaqur disa kohë më parë në një reality show rreth çifteve në TV Channel 4.

Videoja e cila e portretizon atë teksa kryente marrëdhënie seksuale me një të burgosur në qeli është filmuar nga një tjetër i burgosur, por nuk është e qartë se si ka mbërritur në rrjetet sociale. Gjatë pamjeve, i burgosuri që filmoi takimin dëgjohet duke thënë: “Kështu jetojmë në Wandsworth”.

Kjo frazë lejoi gjurmmimin dhe identifikimin e shpejtë të gardianes. Policia Metropolitane tha se filloi hetimin pasi u njoftua për një video që supozohet se është marrë brenda burgut Wandsworth duke shtuar se një grua ishte arrestuar nën dyshimin për sjellje të pahijshme në një zyrë publike të njëjtën ditë dhe mbeti në paraburgim.

Rikujtojmë se një infermiere e burgut Aylesbury në Buckinghamshire të Britanisë së Madhe po hetohet nga autoritet pasi dyshohet se ka nisur një lidhje dashurie me një prej të burgosurve. Alexandra Power është larguar nga puna pasi akuzohet se ka nisur një romancë me Jay Bell, i dënuar me 10 muaj burg për prishje të qetësisë publike.

Burgu më i madh i Britanisë që u hap në vitin 2017 u konsiderua si një model ku u shpenzuan 212 milionë paund për rehabilitimin e kriminelëve. 7 vite më vonë, burgu ka fituar një tjetër reputacion, si epiqendra e një skandali seksual që përfshin shërbimin e burgjeve. Vitin e kaluar jo më pak se 18 gra që punonin në burgun e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit. Një nga rastet e tjera është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq.