Së fundmi, djali i madh i Sean “Diddy” Combs është arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Justin Combs u vu në pranga pasi kaloi një semafor të kuq rreth orës 8:00 të mëngjesit pranë Beverly Hills, Kaliforni. Kur autoritetet ndjenë erën e alkoolit që dilte nga automjeti i 29-vjeçarit, ata kryen një test. Për t’u liruar ai duhej të paguante 5000 euro. Mësohet se atë ditë që u arrestua Justin u lirua.
Justin është djali i madh i reperit të hitit“I’ll Be Missing You” me Misa Hylton. Ai është gjithashtu baba i Quincy të cilin e adoptoi, djalin Christian “King” dhe vajzat binjake Jessie James dhe D’Lila, nga lidhja e tij me të ndjerën Kim Porter. Porter ndërroi jetë papritur në vitin 2018 pasi vuante nga komplikimet e pneumonisë. Fituesi i “Grammy” gjithashtu ndan vajzën Chance, 17-vjeçe, me Sarah Chapman dhe vajzën Love, të cilën ai e mirëpriti në tetor 2022, me Dana Tran.