Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohet aktorja e njohur Tiffany Haddish!

Është arrestuar së fundmi komediania Tiffany Haddish pasi ka ecur me makinë nën efektin e alk00lit. Autoritetet morën një telefonatë në orën 5:45 të mëngjesit për një person që ndaloi në mes të Beverly Drive. Aktorja u arrestua në vendngjarje dhe u pa me pranga.

Kjo nuk është hera e parë që Haddish ka probleme me ligjin. Në janar 2022, ajo u arrestua në Gjeorgji me dyshimin se po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkolit. Policia u thirr për një shofere që ishte në rrugë dhe po flinte në atë moment. Autoritetet besuan se ajo po pinte para se të ngiste makinën dhe u dërgua në burg. Tiffany u lirua më vonë po atë ditë me një garanci prej 1666 dollarësh.

Rikujtojmë se aktorja e njohur ka pretenduar se ka humbur gjithçka si rezultat i akuzave tashmë të hedhura poshtë për abuzim seksual ndaj 2 fëmijëve, të bëra kundër saj dhe kolegut Aries Spears. 42-vjeçarja tha për TMZ se:

Gjithçka u zhduk. Unë nuk kam punë.

Sipas IMDB, Haddish ka dy projekte në post-produksion, por tek asnjëra nuk po punon. Ajo gjithashtu nuk ka data të ardhshme për turneun e saj të komedisë. Së fundmi rikujtojmë se vëlla e motër, të cilët akuzuan Tiffany Haddish dhe Aries Spears për ngacmim seksual ndaj tyre kanë tërhequr padinë. Vajza e identifikuar si Jane Doe tha për TMZ se:

Familja ime dhe unë e kemi njohur Tiffany Haddish për shumë vite dhe tani e dimë se ajo kurrë nuk do të më dëmtonte mua apo vëllain tim apo të ndihmonte dikë tjetër të bënte ndonjë gjë që mund të na dëmtonte. I urojmë më të mirën Tiffany-t dhe jemi të lumtur që të gjithë mund ta lëmë këtë pas.