Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohen 3 persona në lidhje me vdekjen tragjike të Liam Payne?

Autoritetet në Argjentinë kanë kryer tre arrestime lidhur me vdekjen tragjike të këngëtarit Liam Payne, i cili humbi jetën më 16 tetor pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires. Prokurorët kanë njoftuar se një individ që shoqëronte këngëtarin është akuzuar për braktisjen e tij në momentet kritike, duke kontribuar kështu në fatkeqësinë që i mori jetën. Ai po ashtu dyshohet se ka ndihmuar në sigurimin e drogës për Payne, që mund të ketë pasur ndikim në ngjarjet e para vdekjes së tij.

Përveç tij, një punonjës hoteli dhe një person tjetër janë akuzuar për furnizim me droga. Hetimet janë duke u fokusuar në ngjarjet që kanë ndodhur rreth jetës së këngëtarit para se të vdiste, ndërsa autoritetet kanë kontrolluar disa herë shtëpinë e tij në Buenos Aires dhe kanë sekuestruar pajisje të tjera, përfshirë laptopin e tij, për të zbardhur më shumë rreth asaj që ndodhi.

Liam Payne, një prej emrave më të njohur të muzikës pop, u bë i famshëm në vitet 2010 si pjesë e grupit të famshëm “One Direction”, pas pjesëmarrjes së tij në shoun muzikor “X Factor”. Pas ndarjes së grupit, Payne vazhdoi karrierën e tij solo dhe mbeti një figurë e njohur në industrinë muzikore.