Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, në një intervistë për Top Channel ka treguar gjithë ç’ka ka ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar brutalisht, së bashku me kunatin e tij. Iseni thotë për Top Channel se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre.
Rigels Rajku (Noizy) dhe Bahtjar Bajraktari (Dj Crax), janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ndërsas Arkimed Lushaj (Stresi) është ende në kërkim.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, është kërcënuar pas prononcimeve për rastin e rrahjes së Medi Insenit, ku u përfshi edhe reperi Noizy. Kështu ka komunikuar zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Njoftimi i plotë:
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë.