Aktualitet

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, Berisha: Kurrë nuk e morën në pyetje, frikë nga përgjigjet e tij!

Në një konferencë urgjente për shtyp në orët e vona të mbrëmjes e që pasoi arrestimin e dhëndrit  Jamarbër Malltezi, Sali Berisha të cilit iu caktua masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe iu bllokua pasaporta e nuk lejohet të dalë jashtë vendi, tha se “i vetmi që nuk u mor në pyetje ishte Jamarbër Malltezi”. Berisha tha se “kjo çështje ka tre vite që hetohet”, referuar privatizimit të ish-Klubit Sportiv “Partizani” në kryeqytet ku mjediset sportive janë zëvendësuan me pallate të larta.

Për dijeni, janë marrë në pyetje dhjetëra të tjerë. I vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje është Jamarbër Malltezi. Sepse nuk gjenin dot për t’i bërë një pyetje. Kishin frikë nga përgjigjet. Ishin shkatërruese, shterruese, përgjigjet e tij. Sepse kishte zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.

Vepruan duke thënë se kjo sipërfaqe nuk ishte… dmth injorancë, privatizohen objektet, toka i kthehet pronarit. Ligjet e Shqipërisë i kthejnë tokën të zotit. Ai ligj është për fat i vitit 2004…

…Diktatura luftohet nga të gjithë ata që nuk pranojnë diktaturën.

Dhe në këtë rast, siç kam thënë, nëse ka një njeri në botë që mund të faktojë qoftë edhe një shkelje të vetme, çfarë thonë ata në akuzë, unë tërheq çdo gjë.

Por, në mënyrë absolute kurrë, një veprim të tillë politik, antidemokratik të Edi Ramës, unë nuk e pranoj!

Unë i kam dhënë këto prova, nuk mundem unë. Jam ky, nuk bëhem ndryshe…

…Po përsërisni gënjeshtra të fabrikës së SKAP-it.

Çdo gjë, çdo metër katror i ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur, janë të dokumentuar.

Nuk jam unë tani që të hyj në… por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, për çdo qindarkë është paguar taksa. Çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë.

Eshtë ndërtimi më i pastër, si dhe më transparent.