Aktualitet Bota

Arrest kardiak brenda në ujë, ndërron jetë 40-vjeçari që tentoi të kalonte nga Franca në Angli

Një 40-vjeçar vdiq  duke u përpjekur të kalonte Kanalin nga Franca veriore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas prefekturës në Calais, burri ishte me origjinë indiane dhe pati një arrest kardiak, pasi gomonia në të cilën ndodhej me rreth 50 burra, gra dhe fëmijë të tjerë u shfry disa minuta pasi u largua nga bregu francez.

Të gjithë u kthyen me not në breg, por ai nuk ia doli, pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur nga shërbimet e urgjencës në plazh.

Ngjarja e çon numrin e vdekjeve këtë vit, në mesin e njerëzve që kalojnë Kanalin në 57, viti më vdekjeprurës deri tani për kalimet e Kanalit. Megjithatë, kjo nuk duket se i ka penguar njerëzit të tentojnë udhëtimin.

Top Channel