Prej fillimit të lidhjes së tyre ata e mbanin njëri-tjetrin larg rrjeteve sociale dhe larg nga sytë e publikut. Mirëpo, kur dashuria pushtoi zemrat e tyre dhe kur në jetë erdhi një fëmijë, ata u bënë të pandashëm. Siç e keni mësuar edhe nga titulli, bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani dhe për regjisorin, Eduart Grishaj të cilët sot festojnë të dy ditëlindjen.
Ta festosh ditëlindjen në të njëjtën ditë si partneri me siguri është diçka shumë e veçantë dhe për këtë arsye dyshja e famshme kanë vendosur të festojnë në privatësi. Arbana ka postuar një foto mjaft të bukur të saj dhe partnerit duke i uruar atij ditëlindjen. Çifti shihen duke shkëmbyer një puthje të ëmbël pas një xhiroje me biçikletë, megjithëse destinacioni i tyre nuk është i qartë.
Kujtojmë se vetëm para pak javësh ata u arratisën sërish në veri të Shqipërisë ku po shijonin natyrën e mrekullueshme të vendit tonë në ditët e para të pranverës. Në disa video të postuara në Insta Story, Arbana komplimentoi publikisht partnerin e saj për shkathtësinë në rregullimin e zgarës por jo vetëm…