Në dokumentarin “Arnold”, i disponueshëm në Netflix, Arnold Schwarzenegger diskutoi për ditën kur zbuloi tradhtinë e tij me shërbëtoren e shtëpisë Mildred Barea, gruas së tij mbi 20-vjeçare, Maria Shriver. Një moment që ndryshoi gjithçka. Në vitin 2011, Arnold Schwarzenegger dhe gruaja e tij, Maria Shriver, kishin vendosur t’i nënshtroheshin terapisë në çift në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.
Pikërisht gjatë një prej këtyre seancave, aktori 75-vjeçar më në fund rrëfeu tradhtinë e tij me shërbëtoren e shtëpisë, Mildred Barea. Dhe konfirmoi se djali i saj, Joseph, i lindur në 1997, ishte gjithashtu i tij.
“Ajo dëshiron të dijë nëse je babai i Jozefit”, thuhet se e pyeti terapisti Arnold Schwarzenegger. Vetë aktori u shpreh se:
Mendova se zemra ime kishte pushuar së rrahuri. Dhe përfundova duke thënë të vërtetën. Po, Maria. Jozefi është djali im.
Një rrëfim që “shkatërroi dukshëm” Maria Shriver, e cila bëri menjëherë kërkesën për divorc.
Për vite me radhë, Arnold Schwarzenegger pranon se ka provuar gjithçka për të fshehur të vërtetën. “Në fillim nuk isha i sigurt. Por sa më shumë që rritej, aq më e dukshme bëhej. Pas kësaj, pyetja ishte se si ta fshihnim atë,” rrëfen Schwarzenegger, i cili e pranoi majin e kaluar në një intervistë me website-n amerikan The Hollywood.