Arnold Schwarzenegger dhe Uma Thurman u rikthyen sërish bashkë, duke kujtuar aventurën e tyre filmike “Batman & Robin”, 27 vjet pasi filmi i superheroit doli në kinema në 1997. Thurman e cila luajti Dr. Pamela Isley/Poison Ivy, ishte e para që hodhi një ‘selfie’ të të dy yjeve të pozuar së bashku në atë që dukej të ishte një restorant. “Freeze dhe Ivy kthehen sërish bashkë në një botë që po ngrohet!”-shkroi ajo në mbishkrim. “Freeze dhe Ivy, u ribashkuan. Kujdes, Batman”.
Dyshja ishin vetëm dy nga yjet në klasiken tashmë kult, që është pjesa e katërt dhe e fundit e Warner Bros, seria fillestare e filmave të Batman, ku luajnë George Clooney (Bruce Wayne/Batman), Alicia Silverstone (Barbara Wilson/Batgirl) dhe Chris O’Donnell (Dick Grayson/Robin). Me regji të Joel Schumacher, i cili ka punuar nga një skenar i Akiva Goldsman, Batman & Robin (1997) shpesh konsiderohet si filmat më të këqij të Batman-it, sipas kritikëve dhe vlerësimeve të fansave ndër vite pasi aktualisht ka një vlerësim prej 12% në Rotten Tomatoes.
Së bashku me personazhet kryesore, kasti ka edhe aktorë si Elle Macpherson (Julie Madison), Pat Hingle (Komisioneri James Gordon), Michael Gough (Alfred Pennyworth), John Glover (Dr. Jason Woodrue) dhe Jon Simmons (Alfred Pennyworth i ri).
Rikujtojmë se së fundmi Arnold Schwarzenegger ka ndarë një përbërës kyç të dietës që mund të ndihmojë në rikuperimin e muskujve përpara një stërvitjeje dhe ato janë qershitë. Ylli i “Terminator” citoi kërkime që vërtetojnë se fruti është i dobishëm për të ndihmuar nga dëmtimi i muskujve, dhimbja dhe inflamacioni. “Një rishikim i kohëve të fundit zbuloi se qershitë mund t’ju ndihmojnë ta merrni veten më shpejt nga stërvitjet tuaja më të vështira.”-tha aktori.