Celebrities Gossip Showbiz

Arnita Beqiraj dhe Eni Balla zbulojnë prapaskenat e natës së madhe të “DWTS”!

Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, me emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Ditën e sotme një nga konkurrentet e spektaklit, Arnita Beqiraj dhe balerini profsionit Eni Balla kanë qenë të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën. Arnita ka folur për këtë eksperiencë të re dhe disa të reja nga “DWTS”. Mes të tjerash Eni ka treguar se konkurrentët dhe balerinët nuk e dinin se si do të ishin çiftet deri në xhirimet e para të cilat janë realizuar dhe do të jepen në fillim të spektaklit.

Takimi i parë që do jepet edhe natën e parë do e shikoni që do jetë një surprizë e madhe 

Erjona: Pse nuk e dinit për njëri-tjetrin?

Jo nuk e dinim… zbulohet natën e parë të spektaklit se janë bërë edhe xhirimet… Mua gjatë gjithë kohës më thoshin që është një person tjetër se e dinin që njiheshim… 

Mes të tjerash Arnita ka folur edhe për këshillat që i ka dhënë partnerit të saj, Arbër Çepanit, i cili ka qenë konkurrent në sezonin e kaluar të spektaklit.