Celebrities Gossip Showbiz

Armina Mevlani hedh poshtë zërat për ndarjen e saj me Shkëlzenin

Para pak ditësh Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj të 30-të dhe në portale morën dhenë fotot dhe videot nga festa përrallore e saj. Blogerja kishte zgjedhur një look si një sirenë e vërtetë dhe duhet thënë se i përshtatej më së miri.

Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e partnerit të saj, Shkëlzen Berishës dhe mënjëherë u aludua nga fansat se ata mund të ishin ndarë. Gjithashtu, ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë mungoi dedikimi i Shkëlzenit për Arminën në rrjetet sociale. Për këtë Armina reagoi menjëherë dhe zbuloi dhuratën e familjes Berisha duke mos lejuar që thashethemet të vijonin më tej.

Bukuroshja ka publikuar një video nga festa dhe në një moment shihet në krah të partnerit të saj, Shkëlzenit, duke kërcyer, si dhe ka postuar një foto me një buqetë të madhe me lule, që i vjen pikërisht nga familja Berisha.

Çifti shfaqet i qeshur krah njëri-tjetrit e duken shumë të lumtur, teksa vlen të theksohet se të dy janë shumë të fshehtë dhe na i kursejnë momentet e tyre romantike.