Në sezonin e verës njerëzit shpesh detyrohen të jetojnë në dhoma të ftohura nga kondicionerët. Fatkeqësisht nëse nuk ndiqni disa masa paraprake, është e lehtë që ky aleat të bëhet i rrezikshëm për shëndetin tonë. Cilat janë shqetësimet më të zakonshme të shkaktuara nga kondicioneri?
Kur nuk i përdorim siç duhet këto pajisje mund të përballemi me shqetësime të shumta të cilat më kryesoret janë:
1. Dhimbje të fytit
Një nga problemet e para që lind gjatë gradimit të gabuar të kondicionerit është dhimbja e fytit. Qëndrimi shumë orë pranë burimeve të ftohjes shkakton dehidratim dhe tharje të laringut dhe faringut me pasojë djegie, dhimbje, ngjirje të zërit. Për të shmangur këto probleme, përveç mbajtjes së temperaturës së përshtatshme, mund të jetë e dobishme të vishni një shall mëndafshi për të mbrojtur fytin.
2. Dhimbje shpine
Fryrjet e ajrit ose temperaturat shumë të ulëta të vendosura në kondicioner shkaktojnë kontraktura të muskujve veçanërisht në pjesët e qafës dhe shpinës. Sugjerimi është që këto zona të mbulohen kur hyni në ambiente të ftohta ose kur qëndroni gjatë gjithë ditës në dhoma të ftohta me ajër të kondicionuar.
3. Probleme në sy
Sytë tanë janë shumë delikat dhe ajri shumë i ftohtë ose mungesa totale e lagështisë mund të shkaktojë thatësi të lëngut të syrit. Në këto raste janë shumë të dobishme lotët artificialë, pikat e syve dhe vendosja e saktë e nivelit të lagështisë, e cila nuk duhet të jetë më pak se 65%.
4. Dhimbje stomaku
Hyrja në një mjedis ku kondicioneri është programuar gabimisht dhe është shumë ftohtë, shpesh shkakton bllokime të tretjes, dhimbje stomaku dhe dhimbje barku. Rregulli i parë është të vishni diçka kur hyni në këto vende ose të paktën të mbuloni barkun me një peshqir ose shall.
5. Dhimbje koke dhe dhimbje veshi
Fjetja gjatë gjithë natës me kondicioner ndezur ose qëndrimi në ambiente shumë të ftohta gjatë ditës mund të shkaktojë dhimbje koke, dhimbje në tëmth dhe dhimbje veshi, të cilat nëse nuk trajtohen, mund të kthehen në otitis. Në këto raste, shpesh mjafton një anti-inflamator.