Armando Sadiku po vazhdon të tregojë një formë mbresëlënëse në kampionatin indian të futbollit me fanellën e Goa, teksa është kthyer në kandidatin kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në këtë sezon.
Sulmuesi shqiptar, ka lënë shenjë në takimin e luajtur kundër Bengaluru FC, teksa ka udhëhequr ekipin e tij në fitoren 3-0. Në minutën e 63-të të ndeshjes ishte pikërisht Sadiku ai i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij,
Vetëm 10 minuta më vonë, sulmuesi u kthye në njeriun-asist për golin e dytë pasi i vodhi topin portierit kundërshtar. Ndërsa në fund ekipi i tij shënoi edhe golin e tretë të këtij takimi duke vulosur një fitore të pastër.
Ky ishte goli i 7 në gjashtë ndeshje të luajtura nga Sadiku në kampionat, duke u bërë golashënuesi më i mirë i përkrah marokenit Azharale.