Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është rikthyer në stërvitje pas një periudhe të gjatë pushimi për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë fushës që nga muaji gusht. Klubi i Everton e ka njoftuar këtë zhvillim nëpërmjet rrjeteve sociale, duke postuar një foto të Brojës, ku ai duket në formë dhe në humor. Everton ka bërë një postim ku shkruan:
Është kënaqësi ta shohim Armandon të stërvitet
Broja, 23 vjeç, ishte huazuar nga Chelsea te Everton në fillim të sezonit, por deri tani nuk ka mundur të luajë asnjë minutë për shkak të dëmtimit. Ky nuk është i pari problem me lëndimet për sulmuesin, i cili ka pasur disa vështirësi fizike në të kaluarën, por rikthimi i tij në stërvitje është një hap i rëndësishëm për të cilin klubi londinez shpreson ta ketë sa më shpejt të gatshëm për ndeshjet që vijnë.
Great to see you out there and stepping up your recovery, Armando! 🔵 pic.twitter.com/xzHI1irlwu
— Everton (@Everton) November 6, 2024