Armand Peza zbulon propozimin spontan e të çuditshëm që i ka bërë Marçelës për martesë
Live From Tirana • 21:50 29/12/2020
Sipërmarrësi i suksesshëm, Armand Peza ishte sot Live From Tirana në diskutimin e një teme që duhet theksuar se na pëlqen të gjithëve, ndoshta pak më shumë vajzave, propozimet! Në rrëfimet e tij si themeluesi i “Geraldina Sposa”, një biznes që ka nisur hapat e parë që në vitin 1997, ai na zbuloi disa nga propozimet më të bukura që ka parë apo dëgjuar. Nga një njeri që ka një biznes të tillë ju do të prisnit një propozim romantik ashtu si në përralla por, në fakt ajo e Armandit dhe Marçelës nuk ishte edhe aq e tillë. Ai na rrëfeu me shumë humor që propozimi për t’u lidhur e më pas për t’u martuar kanë lindur aq spontanisht saqë Mandi nuk kishte kohë e mundësi për t’i shtuar nota romanticiteti.
Ishim duke ecur nga kinemaja mbrapa bankës dhe e pyeta, – ‘ej dëgjo kur do e lëmë të martohemi’? Edhe ajo tha – ‘iii çfarë është kjo’. Prit i thashë se do ta bëj tamam, edhe u ula në gjunjë! Çfarë po bën, ngrihu tha Marçela se le nam! Nuk e kuptoj përse nuk më mori seriozisht. (qesh)
Ata janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 1998 dhe nuk kaluan as 4 muaj për Mandin që të kuptonte se ajo ishte vajza me të cilin ai donte të kalonte jetën. Megjithatë, edhe propozimi për t’u lidhur i erdhi sërish shumë spontanisht.
Propozimi për të qenë bashkë ishte një gallatë e madhe. E pyeta, -çfarë po bën këto kohë? A do të rrimë bashkë ca kohë? Ajo u çudit por e kuptova shumë shpejt që Marçela ishte e duhura dhe ja ku jemi.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024