Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio themeluesi i “Geraldina Sposa” Armand Peza. Peza realizoi në tërësi organizimin e dasmës dhe sigurisht fustanin e Kiarës. Si ishte e gjithë kjo ndjesi për të? Për më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, kohët e fundit po qarkullon në mediat sociale lajmi se moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të organizojnë këtë verë dasmën e tyre.
Peza na tregon disa detaje ekskluzive:
Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë.