BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Magazine Showbiz

Armaldo ridiskuton fenomenin e bullizmit dhe debatin me Luizin: “Me banorin që kam patur përballë…”

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Bullizmi ka qenë një fenomen që është diskutuar nga banorët gjatë këtyre ditëve të fundit, kryesisht nga Armaldo, i cili ka patur goxha përplasje me Luizin, duke shprehur se është ndjerë i bullizuar nga ai. Ky tension u vu re edhe gjatë episodit të djeshëm në “Prime”. Gjatë ditës së sotme ai vendosi ta diskutojë këtë temë sërish në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio”, i cili u shpreh si më poshtë:

Situata me një banor ose me një banor tjetër fillon si situatë normale dhe fillon duke bërë humor. Problemi tjetër është kur ky humor kthehet në bullizim, duke vënë epitete. Në momentin kur unë kam përdorur të njëjtën gjuhë me banorin që kam patur përballë dhe ka përdorur këto gjëra, unë jam kthyer në të njëjtën mënyrë. Jo se kam dashur ta bëj tëndihem keq, por për t’i kthyer një përgjigje. Duke qenë se jemi në një format të tillë, e kemi të vështirë t’i shmangemi këtu brenda, kurse jashtë largohemi dhe nuk e kemi problem.