I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. I ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”, ka qenë vetë Armaldo për të na rrëfyer më shumë për përjetimet e tij para kësaj gare të madhe.
Është diçka emocionuese. Do të bëj një art që nuk e kam bërë më parë. Shpresoj të bëjmë më të mirën. Për mua si artist, ka rëndësi performanca. Pastaj pjesa e spektaklit është më e lehtë për t’u përshtatur.
Çfarë mendimi ka Armaldo për jurinë?
Është një juri e përzgjedhur shumë mirë nga stafi. Iliri ka eksperiencë si kryetar jurie. Olta është një show girl që kërcen bukur. Valbona është dashamirëse për të gjithë artistët. Kemi dhe Lorin, balerinë profesioniste që do të bëjë vlerësimin e saj. Pres kritika sepse nuk e vë në dyshim që nuk do jem një balerin profesionist. Por do të mundohem që t’i marr parasysh për kërcimin tjetër.
Çfarë mendove kur pe disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” që do të ishin pjesë e spektaklit dhe kush do të doje ti që të ishte tjetër pjesë?
Mendova shumë mirë kanë bërë që kanë marrë pjesë. Unë e kisha kërkuar dhe brenda shtëpisë së “Big Brother”, që kisha qejf të isha në “Dancing”. Jori do të ishte bukur të ishte. Mund të ishte Qetësori, pse jo, që të kishim bashkim brezash.
Çfarë mund të na japësh një detaj për premierën e “Dancing With The Stars”?
Një detaj është kritika që do të më japë bashkëshortja ime pas kërcimit. A i ka pëlqyer apo nuk i ka pëlqyer.