Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Armaldo Kllogjeri krahason raportin e Ilnisës dhe Meritonit me çiftet e Hollywood-it!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte Armaldo Kllogjeri, një nga ish-banorët më të komentuar të sezonit të kaluar të Big Brother. Ndër të tjera, ai ka komentuar raportin e afërt të Ilnisës me Meritonin, dhe kritikat e shumta me të cilat ky raport është përballur.

Nuk është se nuk besoj. Por unë dashurinë time e kam gjetur jashtë, jo brenda shtëpisë së Big Brother. Dashuria nuk njeh moshë. Ka vip-a të Hollywood-it që janë 80 vjeç dhe janë lidhur me vajza 20 vjeçare… Ti mendon se ata janë të dashuruar?! E di si më duket mua?! Mua më duket sikur jam në një diskotekë, shikoj një vajzë, ajo më provokon, unë joshem dhe i them a mundem unë të të puth pa të pyetur?! Pra, ata të dy kanë rënë dakord me shikime, me fjalë dhe me nëntekste që të krijojnë një atmosferë të tillë për të tërhequr publikun. Puthja nuk është qëllimi i këtij momenti. Qëllimi është që të bëhen interesant në këtë moment…