Situata e të martës mbrëma në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.
Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.
Ai zhgënjeu banorët në shtëpi si edhe publikun dhe dukshëm diskutimet në shtëpi lidhur me këtë çështje nuk kanë të ndalur. Pikërisht ditën e sotme Ronaldo ka pyetur Armaldon se kush mendon ai se do të eleminohet të shtunën.
Për mua del Luizi. Nuk është çështje besimi. Nuk e kam me banorët këtu unë, me banorët do rri se i rregullon marrëdhëniet prapë…