Gossip

Arjoni publikon fotot e Anës në shtrat, “përleshja” mes tyre po bëhet më serioze…

Arjon Luli është një ndër konkurrentët e emisionit “Për’puthen” dhe kishte paralajmëruar se do të nxirrte disa të vërteta në shesh, që publikut i mbahen të fshehta. Ai kishte thënë se do të nxirrte diçka në lidhje me një vajzë e një djalë të programit dhe sot erdhi dita.

Konkurrenti ka publikuar disa foto ku shfaqet në një shtrat me Ana Lleshin. Siç duket ata të dy kanë kaluar një mbrëmje bashkë dhe në foto Ana shihet duke fjetur gjumë, ndërsa Arjoni fotografon.

“Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do i them në një moment të dytë”, -ka shkruar Arjoni.

Por menjëherë pas këtij postimi, ka reaguar Shqipe Hysenaj, një ish konkurrente, e cila ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Arjonin për të nxjerr në shesh të gjitha të fshehtat.

Ajo i ka bërë thirrje Anës që të lërë menjëherë programin, sepse sot mbaroi gjithçka për të.

“@olsamuhameti Mire tea u mbulua kishte 5 dite kohe te vinte nishanet, po ana mbulohet dot ??? M’vjen keq per arjonin qe u perdor por ne fund te fundit eshte cun i mire dhe e verteta doli ne rastin e tij. Ana taksirat mos shko me ne program se sot mbaroj cdo gje Kishte te drejte @arjankonomi_topch fenomeni do vazhdoj te godasi nga jashte me te VERTETEN., por dhimbja do ndjehet brenda”, -ka shkruar Shqipja.

Tashmë mbetet të shikojmë se si do t’i shpjegojë Ana (1) këto foto, apo mos vallë edhe këtu është një mashtrim dhe nuk bëhet fjalë për të?!