Gossip Showbiz

Arjon Lulit nuk i del inati, ja me kë e krahason Ana Lleshin…

Arjon Luli është një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, i cili nuk arriti të gjejë dashurinë e jetës në emision, por arriti të bëhet i njohur për publikun. Një nga historitë për të cilat ai u përfol më së shumti, ishte ajo me një tjetër ish-konkurrente Ana Lleshi.

Kujtojmë se Arjoni publikoi fotot e Anës në shtrat, duke u bërë kështu ky shkak, pika e nisjes së largimit të të dyve nga emisioni. Por, nëse keni menduar që me heqjen dorë nga programi, dhe me lidhjen e dashurisë që ai është përfshirë, Arjoni ka harruar Anën, ju gaboheni.

Së fundmi, Ana ka publikuar një projekt muzikor, i cili ka marrë mjaft komente negative, e madje është ironizuar edhe nga Elgit Doda. Me sa duket, Elgidi nuk është i vetmi, ndërkohë që edhe Arjoni e komentoi këngën në rrjetet e tij sociale.

Ai vendosi në InstaStory pjesë nga klipi i këngëtarit bullgar, Azis, me këngën e Anës në sfond. Me sa duket, kjo është mënyra e tij, të thumbojë Anën, dhe t’i tregojë që ndoshta asgjë s’ka përfunduar.