Arjola Demiri padyshim që ishte një nga personazhet më të përfolur të këtij ‘Big Brother VIP’ si për rrëfimet e saj personale shumë të ndjera, forcën e saj dhe nuk mund të lihet pas surpriza e madhe e shtëpisë që nuk kishte të madh e të vogël që nuk e ndjeu afër zemrës atë moment.
E teksa pas daljes nga shtëpia, aktorja vendosi të ‘arratiset’ larg Shqipërisë duke udhëtuar në Turqi e duke ndarë me ne postime shumë të bukura, tanimë duket se ka vendosur ti kthehet televizionit. E ftuar dje në emisionin ‘N’majë t’gjuhës’, Arjola zbuloi se do ti rikthehet kësaj here jo aktrimit, por prezantimit në një emision që e ka prezantuar dikur. Bëhet fjalë për “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.
Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës.
E ftuar para disa ditësh në ‘Ndryshe’, e vendosur përballë pyetjeve shumë ngacmuese të Salsanos dhe Adit, aktorja bukuroshe na zbuloi shumëçka.
Ajo që ra menjëherë në sy, ishte bluzja që aktorja kishte zgjedhur për të ardhur në studio dhe ishte pikërisht e stampuar foto e Ilirit, ku krahas shkruhej: “Me ty deri ditën e fundit. Forca Kampion”. Arjola tregoi se tanimë me balerinin ka krijuar një marrëdhënie që shkon përtej “Big Brother VIP” duke e konsideruar veten pjesë të familjes së tij. Bukuroshja gjithashtu komentoi dhe puthjen e famshme në buzë mes tyre.