Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Arjola Demiri për të na folur më shumë rreth 5 këngëve të saj të preferuara. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, çfarë lloj muzike dëgjon më shumë Arjola?
Dëgjoj shumë muzikë klasike dhe është e çuditshme sesi kjo muzikë mua më bën të reflektojë, të qetësohem. Muzikën klasike fillova ta shijoj në shkollë të lartë, e kam rutinë të së përditshmes.
Rryma muzikore që nuk pëlqen Arjola?
Elektronike, tekno nuk më pëlqejnë fare, nuk e gjej veten aspak.
Si ka qenë adoleshenca e Arjolës?
Nëse rikthehem në retrospektivë nuk është se e kam shijuar ose mbaj mend shumë gjëra sepse kam pasur përgjegjësi, isha një fëmijë i bindur ndaj urdhrave të prindërve, ndaj kohës që dedikoja për vëllezerit dhe motrat, punët e shtëpisë, pra një vajzë tradicionale por me ëndrra të mëdha. Mënyra se si unë po rris fëmijët e mi nuk ngjason fare me mënyrën se si më kanë rritur prindërit mua. Çfarë kanë bërë ata gabim me mua unë nuk e bëj me fëmijët e mi. Të rritesh në Bajram Curr, një qytet i cili ka rrethanat e veta, shumë larg nga Shqipëria nuk ishte e thjeshtë por mendoj se nga aty kanë lindur shumë artista, shkrimtarë, doktor. Është një qytet që ka bërë shumë njerëz të ëndërrojnë atë që kanë dashur pavarësisht rrethanave pak konservative. Për gocat ka qenë që duhet të rrinin në shtëpi, të përgatiteshin për të ardhmen. Frazën:”Bëji punët mirë se do shkosh te burri” e kam dëgjuar që 3-vjeçe.
Cilët janë këngët që Arjola dëgjon në dush?
Në fakt në dush dëgjoj këngë shqiptare, me këngëtaret më ‘In’ të tregut.