Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.
Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”. Arjeta Dhima, ventrilokuiste, aktore, regjisore dhe trajnuese e të folurit publik ishte e ftuar, teksa zbuloi se në vitin 2025 do jetë në një pjesë e një show talentesh. Sa i përket punës së saj ajo u shpreh:
Është një punë e jashtëzakonshme pas kësaj që njerëzit shohin. Netë të tëra pa gjumë, ditë të gjata në studio, ka një sakrificë, nuk bëhet ndryshe… Unë kam fillime shumë të forta, të paktën pjesën e studios e kam nisur me dy qindarka dhe gjithmonë i mbaj me vete për të kujtuar se nga kam ardhur, aq kam patur në protofol. Ishte një fillim që jam matur mirë, por kam parë situatën nga jashtë, çfarë unë mund të bëja, duke matur mirë guximin për të hedhur hapa, për të zhvilluar veten më shumë.
Lidhur me trajnimet e të folurit në publik, ajo tha:
Secili nga ne ka nevojë për trajnim, politikanët, personat mediatik dhe biznesmenët. Trajnimet e para të të folurit në publik, personat e parë kishin dyshime, kishin mbivlerësim, nuk e kuptonin çfarë u duhej, por vit pas viti qasja ndryshonte dhe kërkesat u shtuan. Sot jemi në vitin e 10 në një studio të tillë, ku bëhet një punë e tillë.