Në puntatën e djeshme të ‘Për’puthen’, takimi i Sarës me konkurrentin e ri, Shkëlqimin, nxiti mjaft komente. Sara dhe Shkëlqimi u takuan në palestër. Siç jemi mësuar dhe më parë, Sara ishte mjaft provokuese, ndaj Arjan Konomi nuk i kurseu komentet.
Gjithmonë në këto takime o Sara sikur sapo ke dalë nga burgu i grave, pas një dënimi të gjatë. Djali i parë që të qëllon…”
Në studio u shkaktuan të qeshura, ndërkohë që duket se Sarës nuk i pëlqeu komenti. A do të jetë më e tërhequr Sara në takimet e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë.
Kujtojmë se Shkëlqimi është një nga konkurrentët më të ri të këtij ‘reality-show’ i cili ka tërhequr vëmendjen e vajzave që në prezantimin e parë.
I riu i cili prej vitesh jeton në Zvicër është kthyer në Shqipëri për t’u kujdesur për babain e tij pas humbjes së nënës. Gjatë prezantimit në “Për’puthen” ai bëri një koment për secilën nga vajzat e u tregoi protagonistëve se sa shumë e do familjen e tij dhe se të gjithë duhet t’i vlerësojmë prindërit për sa kohë i kemi gjallë.