Nëse keni humbur të rejat e kësaj jave të futbollit apo doni të shihni një analizë më të hollësishme të ngjarjeve më të fundit, TAR ju sjell “Paso” në prezantimin e Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani dhe të shumë të ftuarve të tjerë. Në studio, përpos bisedave telefonike, në studio ishin të ftuar mikesha e radios tonë tanimë, Lenida Halilaj dhe Arjan Peco.
Ky i fundit tregoi më shumë rreth asaj çfarë pamë në ndeshjen e Derby-t ditën e hënë mes Tiranës dhe Partizanit. Sipas tij, fokusi i kësaj ndeshje nuk ishte loja dhe lojtarët, por çfarë ndodhte jashtë fushës.
Trajnerët janë në presion para Derby-t edhe pse vlen thjesht tre pikë. Kjo përplasje e Derby-t bën që çdo gjë të jetë e ngrirë. Kur protagonizmi kalon jashtë fushës te shkallët e tifozerisë, futbolli kalon në plan të dytë.
Peco, gjithashtu u pyet se sipas tij cila është problematika që nuk e lejon futbollin shqiptar të jetë në nivele të larta si jashtë. Ai u shpreh se mungesa e projekteve afatgjata dhe të mirëmenduara janë pengesa jonë kryesore.
Për mua është mungesa e projekteve afatgjata. Trajnerët kanë kontrata 1- vjeçare dhe nuk janë të mbrojtur nga ana ligjore, janë në presion.
Peco gjithashtu foli më shumë edhe për situatën në skuadrën e Barcelonës tani që Lionel Messi nuk është më pjesë e saj.
Barcelona është në një cikël të ri, që kur Lionel Messi u largua u thye një epokë. Duke marrë parasysh vështirësitë financiare e ka të vështirë të rindërtojë ekipin nga e para.