Emisioni juaj i preferuar sportiv rikthehet edhe këtë të premte, me tema shumë interesante, diskutime mbi futbollin, analiza dhe parashikime të shumta. Edhe ky episod e gjen “Pasò” me disa të ftuar, ku nën moderimin e Denisit dhe Glentit ata bëjnë deklarata shumë surprizuese apo edhe parashikime të guximshme.
I ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike ishte trajneri i futbollit Arjan Peço, i cili ndër të tjera, u shpreh gjithashtu për eventin më të rëndësishëm të vitit “Topin e Artë”, i cili për të shtatën herë i shkoi Lionel Messi-t. Në një analizë të detajuar, Peço dha mendimin e tij, të cilin e theksoi se ishtë më se objektiv dhe e mbrojti me fakte konkrete.
Po mundohem të jem pak objektiv… Messi, duke parë mënyrën se si luajti, ishte aty, ndikoi në rezultat… Nga ana ime ky titull për të është plotësisht i merituar! Në futboll kjo ka qenë epoka e Ronaldo-s dhe e Messi-t. Duhet të jemi krenarë për këtë epokë në të cilën kemi jetuar!
Ndërkohë, një tjetër i ftuar në “Pasò”, Lorenc Jemini, ndante një mendim ndryshe nga Peço, teksa u shpreh si më poshtë.
Topi i Artë i shtatë që fitoi Messi, kompromentoi gjashtë të parët…
Gjithashtu, e ftuar Lenida Halilaj në studio, u shpreh se nuk priste ta fitonte Messi. Ndryshe nga Peço, duket se Lenida nuk e gjeti të drejtë këtë vendim, teksa bëri deklaratën e fortë.
Mendoj se ishte shumë e pamerituar…