Ai është një ndër personazhet më të preferuar të publikut i cili ka një stil jetese jo si shumica dhe karakteri i veçantë i të cili ka bërë për vete një publik të tërë. Bëhet fjalë për Julin i cili së fundmi është bërë një ‘vlogger’ i vërtetë. Përmes kanalit të tij në YouTube të quajtur “Aventurat e Julit”, konkurrenti i “Për’puthen” shfaq momente nga prapaskenat e këtij spektakli televiziv duke shuar kështu kureshtjen tonë se çfarë ndodh kur kamerat fiken.
Zakonisht, para apo pas emisionit, Juli gjithmonë i drejtohet protagonistëve me një pyetje specifike e herë herë i ngacmon me thumbimet e tij. Në videon e fundit Juli është kapur me Arjan Konomin duke i kërkuar të zbulojë filmin e tij të preferuar. Deri këtu duket se nuk ka asgjë të keqe, por më pas konkurrenti vazhdon duke e ngacmuar me pyetje të tilla si; ‘sa e ke rrogën’, ‘sa lekë merr në Për’puthen’, ‘pse e ke foton tek libri kaq të vjetër’, etj.
Sakaq, Arjani i’u kthye duke i thënë që Juli duhet të ndalojë këto video dhe të mos shfrytëzojë imazhin e programit për përfitime ekonomike. Sigurisht e gjitha kjo ishte në kuadër të shakasë sepse video është vërtetë argëtuese dhe shumë miqsore mes tyre.