Ariana Grande do të rikthehet me një album të ri në vitin 2024. Këtë ka bërë të ditur këngëtarja në një sërë postimesh në Instagram. “Shihemi vitin tjetër”,-shkruan Ariana në postimin, i cili përfshinte pamjet nga prapaskenat dhe videot e seancave të saj të regjistrimit me producentin e saj suedez, Ilia Salmanzade.
View this post on Instagram
Njoftimi vjen disa javë pasi Ariana filloi të punonte me Good World Management dhe vendosi të përfundojë kontratën e saj me menaxherin Scooter Braun. Ndërsa sipas Variety, premiera e shumëpritur në ekranin e madh të “Wicked” ku ajo luan, pritet të dalë më 27 nëntor 2024.
Ashtu siç është bërë e ditur Ariana finalizoi divorcin e saj pak kohë më parë dhe do t’i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit Dalton Gomez shumën prej 1,250,000 dollarësh pa taksa, një shumë kjo paraprake. Nuk do të ketë mbështetje bashkëshortore për agjentin e pasurive të paluajtshme sipas TMZ.
Grande dhe Gomez thuhet se i dhanë fund marrëdhënies së tyre miqësisht, megjithëse ylli i pop-it mesa duket dëshiron ta lë martesën e saj në të shkuarën sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo bëri kërkesë për divorc më pak se një muaj më parë dhe do t’i mundësojë atij një çek një herë për të mos u marrë më kurrë me këtë çështje. Sipas burimeve për TMZ:
Ekziston ende një dashuri dhe respekt i fortë i ndërsjellë midis Arianës dhe Dalton dhe ata donin të siguroheshin që gjithçka të përfundonte në rregull me njëri-tjetrin.
Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë. Çifti vendosën që të jetojnë në Nju Jork, ndërsa Ethan thuhet se tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re.