Ariana Grande u ka kërkuar së fundmi fansave të saj që të mos dërgojnë mesazhe urrejtjeje për të dashurit e saj pas publikimit të albumit “Eternal Sunshine”. Tlli i popit shkoi në InstaStory për të adresuar mesazhet e pahijshme që njerëzit u kanë dërguar të afërmve të saj pas spekulimeve të fansave rreth teksteve të fshehta në këngët e këngëtares.
Në përgjigje të thashethemeve, këngëtarja shtoi se një gjë e tillë është krejtësisht keqinterpretim i qëllimit pas muzikës.
Unë thjesht doja të them se kushdo që po dërgon mesazhe urrejtjeje për njerëzit në jetën time bazuar në interpretimin tuaj të këtij albumi nuk po më mbështet mua dhe po bën absolutisht të kundërtën e asaj që unë do të inkurajoja ndonjëherë. Unë kërkoj që ju lutem mos e bëni. Nuk është se si të më mbështesësh. Është e kundërta. Megjithëse ky album kap shumë momente të dhimbshme, ai gjithashtu është i thurur së bashku me një linjë dashurie të thellë dhe të sinqertë. Falemiderit!
Aktorja dhe këngëtarja tregoi se albumi përfshin 13 këngë. Ndër këngët e paralajmëruara është edhe një single që ajo këndon me gjyshen e saj, Ordinary Things (Feat Nonna). Ariana e cila është me origjinë italiane, ka një gjyshe 98-vjeçare të quajtur Marjorie me të cilën fotografohet shpesh.
“Eternal Sunshine” pason albumin e yllit të pop-it në 2020, “Positions”, i cili u publikua në një edicion luksoz vitin e ardhshëm me këngë shtesë, duke përfshirë këngën Test Drive. Rreth një muaj më parë Ariana publikoi një këngë të re e cila bëri që të përballet me kritika të shumta dhe të shndërrohet në një nga personat më të urryer në rrjet.