Këngëtarja Ariana Grande, ka pranuar se ka pasur nevojë për terapi psikologjike pasi u bë e famshme kur ishte adoleshente. 31 vjeçarja e filloi karrierën si fëmijë kur u shfaq në programet “Victorious” dhe “Sam and Cat” të televizionit Nickelodeon dhe para se të niste karrierën si këngëtare, ka pranuar se ishte periudhë e vështirë në jetën e saj.
“Kjo është diçka natyrale e cila ju ndodh gati të gjithë artistëve. Kisha vështirësi të ndjeja po të njëjtën mirënjohje që kam tani për disa këngë të caktuara e muzikë që kam bërë, sepse të bëhesh yll në moshën 19 a 20 vjeçe është çmenduri dhe mendoj se kjo eksperiencë ka të bëjë pak edhe më këngët, apo disa nga to që janë më emocionale”- ka thënë Ariana në emision “Hot Ones”.
Ajo ka shpjeguar se këto vështirësi i ka tejkaluar me kohë, terapi dhe pastaj sërish ka arritur të lidhet me muzikën. “Disa gjëra janë momentale, por me kohë dhe terapi kalohen dhe fillojmë të rifitojmë mirënjohjen ndaj punës që bëjmë, prandaj ndihem krenare dhe e lumtur kur i dëgjoj ato këngë dhe them ‘Kjo është një këngë e mirë’ ndërkohë që atëherë do ta dëgjoja e do të qaja”-ka thënë Ariana.
Rikujtojmë se Grande dhe Dalton Gomez kanë finalizuar divorcin pas një martese 3-vjeçare. Këngëtarja dhe agjenti i pasurive të paluajtshme deklaruan disa muaj më parë se do të divorcoheshin, pas një ceremonie intime martesore në maj 2021. Sipas Grande, arsyeja e divorcit ishte mospërputhje karakteri.
Ariana do t’i paguajë 1.25 milionë dollarë 28-vjeçarit dhe gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxheles. Veç kësaj, ajo do të paguajë 25.000 dollarë për shpenzimet e tij ligjore. Çifti nuk ka firmosur një kontratë paramartesore dhe nuk ka as fëmijë.
Më pas, Ariana nisi një lidhje me aktorin Ethan Slater në korrik 2023 që duket se vazhdon ende. Në albumin e saj të fundit, “Eternal Sunshine” të publikuar më 8 mars, Ariana flet për detaje rreth ndarjes ku duket se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar rregullisht.