Celebrities Gossip Music Showbiz

Ariana Grande surprizon fansat me një këngë me gjyshen e saj!

Ylli i muzikës pop Ariana Grande është gati të publikojë brenda pak ditësh albumin e saj të ri “ Eternal Sunshine ”, ku do të ketë edhe një këngë me gjyshen. Këngëtarja do të publikojë këngën e saj të re më 8 mars.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

Aktorja dhe këngëtarja tregoi se albumi përfshin 13 këngë. Ndër këngët e paralajmëruara është edhe një single që ajo këndon me gjyshen e saj, Ordinary Things (Feat Nonna). Ariana e cila është me origjinë italiane, ka një gjyshe 98-vjeçare të quajtur Marjorie me të cilën fotografohet shpesh. “Eternal Sunshine” pason albumin e yllit të pop-it në 2020, “Positions”, i cili u publikua në një edicion luksoz vitin e ardhshëm me këngë shtesë, duke përfshirë këngën Test Drive.

Rreth një muaj më parë Ariana publikoi një këngë të re e cila bëri që të përballet me kritika të shumta dhe të shndërrohet në një nga personat më të urryer në rrjet. Së fundmi këngëtarja ka folur për jetën e saj private. E pyetur se cila është gjëja më e vështirë në jetën e saj tani, Ariana është përgjigjur:

Nuk e di. Ndihem shumë mirënjohëse që jam e përmbushur kaq artistikisht në këtë moment. Nuk mund të ankohem.

Kujtojmë se kënga e saj e publikuar së fundmi “Yes, And?” menjëherë u ngjit në vendin e parë në Spotify me më shumë se 11 milionë transmetime në ditën e publikimit. Por kjo këngë shkaktoi reagime. Arsyeja për këtë është polemikat rreth romancës së Ariana-s me yllin e “Wicked”, Ethan Slater.