Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë. Çifti vendosën që të jetojnë në Nju Jork, ndërsa Ethan thuhet se tashmë e ka informuar ish-bashkëshorten e tij për zhvillimet e fundit në lidhjen e tij të re. Burimi shtoi se:
Ethan ka informuar miqtë e tij dhe ish-gruan Lily J se ai tani jeton me Ariana Grande në Nju Jork. Ata janë shumë të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e Arianës e duan atë.
Çifti u njohën në xhirimet e “Wicked” në Londër, ndërsa lidhja e tyre u bë e njohur së fundmi. Të dy ishin në martesa, të cilat përfunduan pasi kishin probleme prej kohësh. Ariana së fundmi bëri kërkesë për divorc nga Dalton Gomez, kurse Ethan Slater bëri të njëjtën gjë me ish-bashkëshorten.