Celebrities Fashion Showbiz

Ariana Grande duket rrëzëllitëse teksa performon këngën e saj më të re…

Së fundmi, aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande, ka performuar në televizionin “NBC” këngën e saj më të re “Just Look Up”, live në finalen e “The Voice” së bashku me reperin amerikan Kid Cudi. Ajo u pa e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë dhe dukej e mrekulleshme.

Veshja është krijuar nga stilistja e njohur Mimi Cuttrell, e cila postoi fotografinë e këngëtares në profilin e saj në rrjetin social Instagram. Ariana shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë bust dhe me një palë doreza të gjata lëkure, ndërsa flokët kishte vendosur t’i mbante të kapura bisht. Si aksesor kishte zgjedhur të vendoste një palë vathë dhe një varëse elegante me gurë diamanti.

Kënga e saj shfaqet në kolonën zanore të filmit të Netflix, “Don’t Look Up”, me aktorët e njohur Jennifer Lawrence, Leonardo DiCaprio dhe Meryl Streep. Finalja e “The Voice” shënoi fundin e qëndrimit të Ariana-s si pjesë e jurisë në këtë spektakël.

Rikujtojmë se, këngëtaret e njohura Kelly Clarkson dhe Ariana Grande, na bënë dhuratën më të bukur për këtë sezon Krishtlindjesh, një duet shumë i veçantë mes tyre. Që kur Ariana i’u bashkua sezonit të 21 të “The Voice”, ajo ka kaluar shumë kohë me Kelly-n e cila është paraqitur edhe në emisionin “The Kelly Clarkson Show” dhe në disa performanca live.

Gjithashtu, këngëtarja ndau një foto të rrallë të bashkëshortit të saj Dalton Gomez, teksa festonin Ditën e Falenderimeve me familjen e saj dhe yjet nga “The Voice”. Ariana ndau një sërë fotosh dhe videosh nga festimet, duke përfshirë një prej saj dhe Dalton me qenin e tyre Toulouse.