Këngëtaret e njohura Kelly Clarkson dhe Ariana Grande, sapo na bënë dhuratën më të bukur për këtë sezon Krishtlindjesh, një duet shumë i veçantë mes tyre. Që kur Ariana i’u bashkua sezonit të 21 të “The Voice”, ajo ka kaluar shumë kohë me Kelly-n e cila është paraqitur edhe në emisionin “The Kelly Clarkson Show”dhe në disa performanca live.
Tashmë na ka ardhur edhe kjo kryevepër, e cila ka të bëjë me performancën e tyre të parë live që titullohet “Santa, Can’t You Hear Me”, është një këngë e paraqitur nga albumi i ri i Kelly-t për Krishtlindje, “When Christmas Comes Around”.
Zërat e tyre bashkohen kaq mirë së bashku dhe se askush nuk e dinte se pse nuk e kanë bërë më përpara këtë super duet. Bukuroshja Ariana Grande dukej e mahnitshme teksa kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të bardhë dhe pas krahëve kishte hedhur një pellush po me të njëjtën ngjyrë. Ndërsa Kelly duket mjaft elegante e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë lejla.
Gjithashtu, së fundmi këngëtarja ka shërthyer në lot gjatë spektaklit të “The Voice” kur u bë e ditur se anëtarët e ekipit të saj Jim dhe Sasha Allen rrezikonin që të shkonin në shtëpi. Pasi u njoftua se dyshja ishte e renditur në dy vendet e fundit dhe ata më pas u ngjitën në skenë dhe performuan “I Won’t Give Up” nga Jason Mraz për të fituar shansin e tyre të fundit gjatë mbrëmjes.
Rikujtojmë se, Ariana Grande ndau një foto të rrallë të bashkëshortit të saj Dalton Gomez, teksa festonin Ditën e Falënderimeve me familjen e saj dhe yjet nga “The Voice”. Këngëtarja 28-vjeçare ndau një sërë fotosh dhe videosh nga festimet, duke përfshirë një prej saj dhe Dalton me qenin e tyre Toulouse.