Celebrities Live From Tirana

Ardit Çuni: “Kiara Tito, rihyrja më e dobët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Ardit Çuni. Arditi, ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë vitit të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në ‘Big Brother Vip Albania’ në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në ‘Dancing with the Stars’ e së fundmi po e shohim në rolin e opinionistit në ‘Big Brother Fan Club’. Si e ka përjetuar këtë eksperiencë Arditi? Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link.

Si e sheh Arditi lojën e banorëve brenda shtëpisë së “BBV”?

Luizi është lojtari më i fortë i asaj shtëpie. Strategjia e tepërt e tij të shkëput nga emocioni real i tij. Krahasuar me të tjerët, ai ka më shumë fansa sepse nuk ka personazhe të tjerë të fortë brenda shtëpisë. Nuk ka pasur deri erdhi Efi. Jori është një banore që nuk i intereson shumë se çfarë ndodh, një version i Beniadës pak a shumë. Luizi mendoj që është po njësoj edhe jashtë. Edhe Olta ishte pak a shumë edhe jashtë ashtu.

Kë do fuste në burg ose do të eliminonte nga “BBV” Arditi po t’i jepej mundësia?

Do vendosja në burg Bledin.(qesh) Ndër banorët që janë brenda do të thoja që Nita dhe Kiara duhet të lënë shtëpinë. E gjitha loja e Nitës ka qenë shumë e qetë, u riaktivizua vetëm këto javë. Kiara ka qenë rihyrja më e dobët në shtëpi. I ka plotësuar dëshirat publikut për të ndejtur pranë Luizit dhe kaq, nuk ka bërë asgjë tjetër. Në finale shoh Luizin, Kristin, Efin dhe Dea Mishel, për qetësinë që ka ruajtur.

Kiara-Luiz, a do të vazhdojë lidhja e tyre jashtë?

Nuk mendoj se ka vazhdimësi. Nuk e besoj dhe do e besoj ndonjëherë për shumë arsye që di nga brenda dhe jashtë.