Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e sotme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast në mbrëmje do të organizohet një darkë për të gjithë banorët, ku do të ketë edhe të ftuar specialë. Moderatori Ledion Liço do t’u bashkohet banorëve për disa çaste brenda shtëpisë në darkën e organizuar. Ama bashkë me të do të jetë të ftuar edhe dy opinionistët e këtij edicioni, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.
View this post on Instagram
Para pak ditësh, Heidi dhe Romeo kanë patur një darkë romatike, ku kanë biseduar në privatësi, duke njohur më tepër njëri-tjetrin. Ndërkohë që ende po mësojnë shumë nga jeta e njëri-tjetrit, ditën e sotme, Heidi i ka treguar një histori mjaft të bukur Romeos, në lidhje me lulen e saj të preferuar.